Filluan punimet për transformimin e sheshit të Mitrovicës
Kryetari i komunës së Mitrovicës, Bedri Hamza, i shoqëruar nga nënkryetari Arian Tahiri, drejtori i DSHPI-së, Granit Tmava, dhe drejtori i DPU-së, Edison Tërnava inspektuan punimet e këtij projekti.
Ky projekt synon të bëjë Mitrovicën më të bukur dhe më funksionale me një fokus të veçantë në ndriçimin dhe gjelbërimin e sheshit, duke shtuar hapësira të reja për pushim dhe relaksim.
Kryetari Hamza, ka thënë se ky është një angazhim i madh për të ndërtuar një Mitrovicë më të bukur për të gjithë qytetarët, dhe se punimet janë shfaqje e përkushtimit të tyre për të arritur këtë qëllim.
Ndërsa nënkryetari Tahiri ka thënë se ky projekt është një hap i rëndësishëm drejt krijimit të një qyteti më të modernizuar dhe më të pranueshëm për të gjithë komunitetin.