Hapet Qendra për Angazhimin e Komuniteteve në qytetin e Mitrovicës
Drejtori i Zhvillimit Ekonomik dhe Turizmit, Elvis Feka, ishte i pranishëm gjatë ceremonisë së hapjes dhe shprehu kënaqësinë e tij për këtë hapësirë të re që do të shërbejë si një burim i rëndësishëm për gratë dhe vajzat e riatdhesuara.
Kjo qendër synon të nxisë pjesëmarrjen e tyre aktive në shumë lloje aktivitetesh, duke përfshirë ofrimin e mundësive të arsimit, trajnimit dhe seminareve. Përveç kësaj, QAK do të organizojë tubime sociale dhe ngjarje të ndryshme për të krijuar një mjedis inkurajues dhe mbështetës për komunitetin.
Drejtori Feka, theksoi se ky hap ka një impakt të madh në përmirësimin e jetës së grave dhe vajzave të riatdhesuara në këtë rajon, duke ndihmuar në forcimin e tyre nëpërmjet zhvillimit të aftësive dhe krijimit të mundësive të reja për ata që janë në nevojë.