Inspekcioni i Mitrovicës në aksion për largimin e shitësve ilegale në sheshin e qytetit

MitrovicëPostuar: 12:10 / 25.07.2023

Gjatë këtij aksioni në sheshin e qytetit janë sekuestruar disa box lodra si dhe janë larguar disa shitës ambulantë të cilët zhvillonin veprimtarinë e tyre biznesore pa leje, si dhe shfrytëzonin   hapësirën publike duke penguar kështu lëvizjen e lirë të qytetarëve.

Lidhur me këtë, udhëheqësi i sektorit për Shërbime Publike dhe Mbrojtje të Mjedisit, nga Drejtoria e Inspekcionit, Fatmir Kelmendi, ka theksuar se disa herë shitësit në fjalë janë paralajmëruar që të mos vazhdojnë shfrytëzimin e hapësirave publike pa u pajisur me leje adekuate duke penguar kështu edhe lëvizjen e lirë të qytetarëve.

Ai më tutje ka shtuar se inspektorët komunal edhe në ditët ne vijim do të zhvillojnë aksione të tilla, të cilat sigurojnë qarkullim dhe lëvizje të lirë të qytetarëve, sidomos në këto ditë kur kemi frekuentim edhe nga bashkatdhetarët në qytetin tonë.