Inspektohen punimet në rregullimin e oborrit të çerdhes publike “Gëzimi Ynë” në Mitrovicë
Gjatë kësaj vizite drejtoresha Kadriu, është pritur nga përfaqësuesja e çerdhes e cila e ka njoftuar me fazat e zhvillimit të punimeve.
Me këtë rast, drejtoresha ka ndjekur ritmin e punimeve në këtë çerdhe duke kërkuar që punimet të zhvillohen sipas projektit të paraparë dhe gjithçka të jetë gati në fillimin e vitit të ri shkollor.
Pas renovimit të plotë të çerdhes, po vazhdon faza e rregullimit të oborrit të çerdhes e cila do të jetë një model për institucione të tjera parashkollore.
Përmes këtij projekti parashihet rregullimi i tërësishëm i oborrit, krijimi i hapësirave rekreative dhe gjelbëruese, krijimi i një këndi të veçantë për zhvillimin e aktiviteteve sportive, rregullimi i shtigjeve të ecjes, qasje të shpejta dhe të lehta dhe rregullimi i hapësirave tjera të cilat këtë çerdhe do ta bëjnë sa më funksionale.
Në vazhdim të inspektimit lidhur me punimet e deri tanishme të kryera nga drejtoresha e DKA-së, Drita Kadriu, është bërë e ditur se kushtet dhe mjedisi për pritjen e fëmijëve në shtator do të jenë më se të kënaqshme.