Inspektorati i komunës së Mitrovicës mbyllë përkohësisht një subjekt afarist

MitrovicëPostuar: 15:26 / 30.08.2023

Gjatë inspektimit, u konstatua se subjekti afarist nuk disponon certifikatën e regjistrimit të biznesit dhe lejen mjedisore, duke shkelur kështu rregulloret ligjore. Përveç kësaj, aktiviteti i këtij subjekti ka paraqitur një rrezik të madh për sigurinë e qytetarëve, veçanërisht në lidhje me menaxhimin e mbeturinave të hekurta.

Vendosja e shiritave për mbyllje të përkohshme është bërë për të garantuar sigurinë dhe mirëqenien e qytetarëve. Ky rast thekson rëndësinë e respektimit të rregulloreve dhe lejeve për biznese të ndryshme, si dhe përgjegjësinë e tyre ndaj mjedisit dhe komunitetit ku operojnë.