Ka filluar Kampi Veror i Mitrovicës
Në fillimin e këtij kampi të pranishëm ishin kryetari i komunës së Mitrovicës, Bedri Hamza, nënkryetari i komunës, Arian Tahiri, drejtoresha e DKRS-së, Valdete Idrizi, drejtori i Zyrës së Punësimit, Besmir Salihu dhe zyrtar komunal.
Në fjalën e tij kryetari i komunës, Hamza iu adresua të rinjve duke i motivuar ata që të shfrytëzojnë mundësitë dhe të maksimizojnë potencialin e tyre.
Tutje kryetari Hamza, falënderoi qeverinë gjermane për përkrahje të vazhdueshme dhe për partneritet në këtë projekt dhe në shumë projekte të rëndësishme për vendin.
Ky kamp i organizuar nga DKRS, në bashkëpunim me Zyrën e Punësimit në Mitrovicë dhe me mbështetje të qeverisë gjermane, synon që të ndihmojë të rinjtë që të bëjnë zgjedhje të mençura për karrierat e tyre të ardhshme dhe të rrisin punësueshmërinë në Kosovë.
Për tri ditë rresht ata do të zhvillojnë aftësitë e tyre ku përveç trajnimit orientimi në karrierë, lojës e argëtimit përmes sportit edukativ dhe ndihmës konkrete nga ekspertët te fushës, ata do të jenë më të gatshëm për tregun e punës.