Komuna e Mitrovicës dhe Kolegji IBCM vazhdojnë bashkëpunimin

MitrovicëPostuar: 19:34 / 09.10.2023

Fillimisht kryetari Hamza dhe drejtoresha Kerolli e vlerësuan të suksesshëm bashkëpunimin e deritashëm ndërmjet komunës dhe këtij kolegji, duke shtuar se ka gatishmëri dhe mundësi reale për të zgjeruar dhe thelluar këtë bashkëpunim.

Kryetari Hamza, gjithashtu deklaroi se komuna do të vazhdojë të mbështesë kolegjin IBCM edhe në të ardhmen, duke u përpjekur të përmbushë të gjitha kërkesat në përputhje me ligjin dhe kapacitetet institucionale.