Komuna e Mitrovicës ka shpërndarë mekanizëm bujqësor për 27 fermerë përfitues
MitrovicëPostuar: 14:17 / 04.08.2023
Shpërndarjen e këtyre makinave e ka bërë drejtori i Drejtorisë për Bujqësi dhe Zhvillim Rural, Ferdi Kadriu.
Drejtori Kadriu ka uruar fermerët përfitues të këtij mekanizmi, duke i njoftuar ata se komuna do të vazhdoj me përkrahjen e sektorit të bujqësisë dhe fermerët do të ndihmohen përmes subvencioneve dhe granteve të ndryshme.
Vlen të theksohet se në dy vitet e fundit Komuna e Mitrovicës ka shtuar subvencionimet dhe është rritur mbështetja për fermerët mitrovicas.