Komuna e Mitrovicës mbështet me serra 41 fermerë
MitrovicëPostuar: 18:02 / 06.10.2023
Fermerët përfitues të serave, sipas kësaj kontrate, detyrohen që serën e përfituar ta shfrytëzojnë për rritjen dhe kultivimin e perimeve në mënyrë që të rritet aftësia konkurruese në treg.
Drejtori i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural në komunën e Mitrovicës, Ferdi Kadriu është shprehur i kënaqur që ecuria e përzgjedhjes se këtyre bujqve përfitues të serave, është realizuar gjithmonë sipas procedurave të parapara. Ai tha se ky projekt implementohet më qëllim të stimulimit të fermerëve dhe rritjes së aftësisë konkurruese për prodhimin e perimeve.
Po ashtu drejtori Kadriu tha se prioritet i tij gjatë udhëheqjes me Drejtorinë e Bujqësisë është realizmi i projekteve për zhvillimin e bujqësisë dhe lehtësimin e punës së fermerëve.