Komuna e Mitrovicës ndan 17 grante përmes projektit Integra
MitrovicëPostuar: 08:45 / 01.12.2023
Nënkryetari i komunës, Arian Tahiri, ka uruar të gjithë përfituesit që do të nisin punën falë këtij bashkëpunimi me shpresën që do të arrijnë suksese.
Tutje, drejtori për Ekonomi, Zhvillim dhe Turizëm, Elvis Feka, ka inkurajuar të gjithë qytetarët të vazhdojnë të marrin pjesë aktivisht në iniciativat e tilla për të ndihmuar në zhvillimin e qëndrueshëm të Komunës së Mitrovicës.
Ky projekt, synon të integrojë ndryshimet pozitive në strukturat lokale dhe të inkurajojë iniciativat që kontribuojnë në përmirësimin e kushteve ekonomike dhe sociale, ka bërë një dallim të dukshëm në komunitetin tonë.