Komuna e Mitrovicës nderon heronjtë dhe dëshmorët e kombit për festën e 28 Nëntorit

MitrovicëPostuar: 19:00 / 28.11.2023

Fillimisht përfaqësuesit e komunës kanë vizituar fshatin Boletin për të bërë homazhe tek varri i heroit kombëtar, Isa Boletini, duke vazhduar tutje me homazhe në varrezat e dëshmorëve në Shipol të Mitrovicës, ku të gjithë bashkarisht vendosën buqeta me lule, me ç’ rast janë takuar edhe me familjarë të dëshmorëve, të cilëve ua kanë uruar festën e madhe mbarëkombëtare.

Në fund, delegacioni i komunës së Mitrovicës, bëri homazhe dhe vendosi buqetë me lule edhe në varrezat e dëshmorëve në Prekaz, duke shprehur respektin më të thellë për dëshmorët dhe për Festën e Flamurit, e cila i bashkon shqiptarët kudo që janë.