Kryetari Hamza nënshkruan marrëveshjet për subvencionimin e OJQ-ve në fushën e turizmit
MitrovicëPostuar: 15:06 / 07.08.2023
Me këtë rast, kryetari Hamza ka përgëzuar përfituesit e subvencioneve publike, duke ofruar gjithë bashkëpunimin e tij në funksion të realizimit të projekteve në fushën e turizmit.
Ndërsa, drejtori Feka ka thënë se drejtoria e tij sot po subvencionon 10 organizata joqeveritare të cilat do të realizojnë projekte në promovimin e pikave turistike, shenjëzimin e shtigjeve të ecjes, realizimin e instilacioneve turistike, kullave informuese për turistët si dhe promovimin e turizmit industrial në Mitrovicë.