Kryetari Hamza përkujton dëshmorin Agim Ramadani

MitrovicëPostuar: 15:12 / 25.09.2023

Kryetari i Komunës, Bedri Hamza, nënkryetari Arian Tahiri, drejtor komunal, familjar si dhe bashkëluftëtar kanë bërë homazhe në varrezat e dëshmorëve në Shipol të Mitrovicës, duke shprehur respektin dhe admirimin për jetën dhe veprën e Agim Ramadanit dhe dëshmorëve të tjera kombit.

Po ashtu, në Universitetin e Mitrovicës "Isa Boletini," është shfaqur një film dokumentar “Agimi i lirisë - Hero i Kosovës” që paraqet historinë dhe kontributin e Agim Ramadanit në luftën për liri dhe pavarësi të Kosovës.

Me një fjalë rasti, të pranishmëve iu është drejtuar kryetari i komunës, Bedri Hamza, i cili ka thënë se sot jemi mbledhur në këtë takim përkujtimor për të nderuar me respektin më të madh njërin nga njerëzit më të vyer të këtij vendi.

“Gjithmonë them se njerëzit e mëdhenj i nderojmë më së miri nëse i kujtojmë ashtu siç ishin, andaj Agimin do ta kujtojmë ashtu siç ishte, njeri i urtë, i dashur, intelektual dhe me personalitet unik. Lavdi jetës dhe veprës së heroit Agim Ramadani”, është shprehur kryetari Hamza.