Kryetari Hamza priti në takim Ambasadorin e Austrisë në Kosovë, George Schnetzer

MitrovicëPostuar: 16:10 / 13.05.2024

Lidhur me këtë takim, kryetari Hamza ka shkruar:

“Pata kënaqësinë të pres në takim Ambasadorin e Austrisë në Kosovë George Schnetzer. Austria e ka dëshmuar ndër vite partneritetin dhe mbështetjen karshi Kosovës në etapat më të rëndësishme të shtetformimit dhe shtetndërtimit dhe kjo mbështetje është esenciale edhe në këtë kohë.
Me Ambasadorin Schnetzer diskutuam që ta vazhdojmë bashkëpunimin dhe koordinimin në rrugën e vetme që duhet të ketë Kosova, anëtarësimin në organizatat kryesore ndërkombëtare, në krah me aleatët e dëshmuar të vendit.”