Kryetari Hamza priti në takim Ambasadorin e Francës në Kosovë, Olivier Guerot
MitrovicëPostuar: 10:32 / 02.05.2024
Në takim, kryetari Hamza e informoi Ambasadorin Guerot për situatën aktuale në komunë dhe për projektet që janë duke u realizuar për të mirën e qytetarëve të Mitrovicës.
Kryetari Hamza, shprehu falënderim ndaj ambasadorit Guerot për përkrahjen që Franca ka dhënë për Kosovën në procesin e zhvillimit dhe shtetndërtimit të saj.
Gjithashtu, ata konfirmuan përkushtimin dhe gatishmërinë për të thelluar më tej bashkëpunimin ndërmjet dy shteteve në fusha të interesit të përbashkët.