Kryetari Hamza priti në takim ambasadorin turk në Kosovë, Sabri Tunç Angili
Gjatë këtij takimi është diskutuar për thellimin e marrëdhënieve dhe mundësitë e bashkëpunimit ndërinstitucional mes dy vendeve.
Pas këtij takimi, kryetari Hamza së bashku me ambasadorin Angili, dhe nën shoqërimin e drejtoreshës së Arsimit, Drita Kadriu, vazhduan për një vizitë në Shkollën e Mesme Teknike "Arkitekt Sinani", për të përcjellë ceremoninë e pranim dorëzimit të kabinetit të informatikës në këtë shkollë si donacion nga Kfori Turk.
Me ketë rast, kryetari Hamza shprehu falënderimin e tij ndaj shtetit të Turqisë dhe Presidentit Erdogan për angazhimin dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm me Komunën e Mitrovicës, duke theksuar se ky bashkëpunim do të sjellë përparim të ndërsjellë dhe zhvillim për komunitetin e Mitrovicës.
Ndërsa, drejtoresha e DKA-së, Drita Kadriu ka thënë se ky investim do të shërbej në arsimin teknik dhe profesional të rinisë së Mitrovicës.