Kryetari Hamza priti në takim përfaqësues të KFOR-it

MitrovicëPostuar: 17:48 / 24.07.2023

Në këtë takim është biseduar rreth zhvillimeve të gjithmbarshme në komunën tonë, me theks të veçantë për situatën e sigurisë në Mitrovicë.

Kryetari Hamza pasi ka falënderuar përfaqësuesit e KFOR-it për vizitën e tyre, ka vlerësuar lart rolin dhe angazhimin e KFOR-it në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në vend duke vlerësuar kështu bashkëpunimin e mirë dhe korrekt me KFOR-in.

Në fund të takimit, të dy palët treguan gatishmëri për të ruajtur traditën e mirë të bashkëpunimit efikas mes Komunës së Mitrovicës dhe KFOR – it, në shërbim të sigurisë së të gjithë qytetarëve të vendit tonë.