Kryetari Hamza priti në takim zv.ministrin e Mbrojtjes, Shemsi Syla
MitrovicëPostuar: 15:45 / 25.10.2023
Pjesë e këtij takimi ishin edhe zyrtarë të lartë të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK).
Gjatë këtij takimi, diskutimi u përqendrua te mundësitë e bashkëpunimit në fushën e gatishmërisë për menaxhimin e emergjencave natyrore dhe fatkeqësive të tjera.
Kryetari i komunës, Bedri Hamza, shprehu gatishmërinë e tij për bashkëpunim të vazhdueshëm me Ministrinë e Mbrojtjes dhe FSK-në në lidhje me trajnime, certifikime dhe ushtrime në nivel lokal.
Gjithashtu, ai theksoi nevojën për rishikim të hartimit të dokumenteve ne sferën e FNFT nga plani operativ emergjent, plani i reagimit emergjent e deri te planifikimi i planeve për evakuim dhe strehim si dhe menaxhimin e tyre nga niveli lokal dhe niveli qendror.