Kuvendi Komunal i Mitrovicës miratoi Buxhetin për vitin 2024
Kryesuesja Broja propozoi rendin e ditës për miratim, me ç’ rast asamblistët e Kuvendit unanimisht aprovuan këtë rend dite.
Pika kryesore e rendit të ditës për këtë mbledhje ishte shqyrtimi i draft- Buxhetit Komunal për vitin 2024 dhe parashikimet për vitet 2025-2026, ku në fjalën e saj, drejtoresha për Buxhet dhe Financa, Igballe Islami, ka sqaruar para asamblistëve mënyrën e hartimit të buxhetit, procedurat e ndjekura të parapara me ligj dhe prioritetet e parapara në shpenzimin e mjeteve buxhetore.
Pas diskutimeve të shumta asamblistët e Kuvendit Komunal aprovuan me shumicë votash Buxhetin e Komunës së Mitrovicës për vitin 2023, në shumë prej 28,408,510.00 euro
Gjithashtu në këtë mbledhje u miratuan edhe këto dy pika të rendit të ditës; Miratimi I procesverbalit nga mbledhja e kaluar; Raport i Komisionit për evidentimin dhe verifikimin e banesave të banimit social dhe Propozim – Vendimi për emërimin e Komisionit për zgjedhjen e drejtorit/zv.drejtorit/eshës në Institucionet Edukativo-Arsimore dhe Aftësuese Parauniversitare.