Mbahet konsultimi publik për projekt - buxhetin e komunës së Mitrovicës për vitin 2024
Me një fjalë rasti të pranishmit i ka përshëndetur edhe nënkryetari Tahiri, i cili ka thënë se buxheti i vitit 2024 i përgjigjet nevojave të qytetarëve dhe perspektivës së zhvillimit ekonomik të qytetit të Mitrovicës.
Kryesuesja Broja i ka njoftuar qytetaret për rendësin e këtij takimi, kurse një elaborat me të hollësishëm për mënyrën e ndarjes dhe shumat nëpër te gjitha kategoritë buxhetore e ka bërë Drejtoresha për Buxhet dhe Financa Igballe Islami.
Ndërsa, drejtoresha Islami ka shtuar se buxheti i Komunës për vitin 2024 do të jetë mbi 28 milion, ku Granti i Përgjithshëm për vitin 2024 do të jetë në shumën prej 10,856,773.00 €, Granti Specifik për Arsim në vitin 2024 për Komunën e Mitrovicës arrin vlerën 10,423,447.00 €, Granti Specifik për Shëndetësi Primare për vitin 2024 është aprovuar në shumën prej 3,615,481.00 €, Projeksioni për të Hyrat Vetanake 2024 arrin vlerën prej 3,288,174.00 €, Financimi për Teatrot, sipas Qarkores 2024/01 Komuna e Mitrovicës ka përfituar nga Komisioni i Grandeve shumën prej 224,635.00 € kurse Financimi për Shërbime Rezidenciale, Komuna e Mitrovicës për vitin 2024, do të përfitoj 382,500.00 €.
Qytetaret e pranishëm kanë parashtruar pyetje lidhur me kodet dhe ndarjet buxhetore, si dhe propozuan kërkesa të reja për mundësinë e përfshirjes në buxhetin final për vitin 2024.