Mbahet mbledhja e 25-të e Komitetit për Politikë dhe Financa në Komunën e Mitrovicës
Në këtë mbledhje u propozuan edhe këto pika shtesë për rend të ditës; Raporti i Punës së Kryetarit për vitin 2023; Propozim-Vendim për shfuqizimin e vendimit për miratimin e Planit të Integritetit për vitin 2023/2026; Propozim-Vendim për mbështetje financiare për familjen Brahimi.
Më pas mbledhja ka vazhduar me shqyrtuan e pikave të rendit të ditës; Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar; Draft-Rregullore për ndryshimin dhe plotësimin e Rregullores Nr. 02/2019 Për taksa, tarifa dhe gjoba komunale; Propozim-vendim për caktimin e orarit të mbajtjes së mbledhjeve të rregullta të Kuvendit të Komunës për vitin 2024; Propozim-vendim për shqyrtim publik të Projektit “Harta Zonale Komunale” e Mitrovicës së Jugut 2023-2031; Kërkesës për vazhdimin e marrëveshjes me Këshillin e Bashkësisë Islame në Mitrovicë për mbulimin e shpenzimeve të varrimit; Rekomandim i Komisionit vlerësues për shqyrtimin e dokumentacionit të pranuar nga bizneset afariste për t’u vendosur në Zonën e Lirë Ekonomike, respektivisht Park Industrial ose Park Teknologjik; Planifikimi përfundimtar i Prokurimit; Plani vjetor 2024 i Njësisë së Auditimit të Brendshëm; Plani strategjik 2024-2026 i Njësisë së Auditimit të Brendshëm; Raporti i punës së Kuvendit të Komunës për vitin 2023; Raporti financiar i Komunës së Mitrovicës së Jugut për periudhën janar-dhjetor 2023; Raporti i Punës së Kryetarit për vitin 2023; Propozim-Vendim për shfuqizimin e vendimit për miratimin e Planit të Integritetit për vitin 2023/2026; Propozim-Vendim për mbështetje financiare për familjen Brahimi.
Këto pika të rendit të ditës pasi u shqyrtuan nga anëtarët e KPF-së, do të procedohen për miratim në mbledhjen e radhës të Kuvendit Komunal.