Mbahet mbledhja e 26-të e Kuvendit Komunal të Mitrovicës
Në fillim të kësaj seance, kryesuesja Broja, propozoi rendin e ditës për miratim, me ç’ rast këshilltarët komunal me shumicë votash aprovuan rendin e ditës të thirrur për këtë seancë.
Në vazhdim u miratuan këto pika: Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar; Propozim-Rregullorja për ndarjen e bursave për nxënësit e Shkollës së Mesme të Lartë Teknike “Arkitekt Sinani” në Mitrovicë; Propozim-vendimi për publikimin e listës së përgjithshme të pronave të paluajtshme të Komunës si dhe listës së veçantë të pronave, të cilat planifikohen për dhënie në shfrytëzim për vitin 2024; Propozim-vendimi për miratim të participimit të fermerëve në projektet; Subvencionimi me mekanizëm bujqësor, Subvencionimi me koshere për bletë dhe Subvencionimi i fermerëve me sera; Propozim-vendimi për formimin e Komisionit për ndarjen e Çmimit “Lah Nimani”; Rekomandimi i Komitetit për Komunitete për zëvendësimin e anëtares së Komitetit znj. Nermina Mulliq Helshani.