Mbahet mbledhja e radhës e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi në Mitrovicë
Të pranishëm në këtë takim ishin edhe përfaqësuesit e Stacionit Jugor të Policisë, përfaqësues të Zjarrfikësve, dhe anëtarë të tjerë t KKSB-së.
Në këtë mbledhje anëtarët e KKSB-së diskutuan për shumë çështje të interesit të përgjithshëm, por me theks të veçantë u diskutuan temat me këtë rend dite:
1. Gjendja e sigurisë së përgjithshme në Komunën e Mitrovicës
2. Përgatitjet për marrjen e masave preventive nga vërshimet në
Komunën e Mitrovicës
3. Masat e ndërmarrura për siguri nëpër shkolla lidhur me rrezikun nga përdorimi i fishekzjarreve
4. Të ndryshme
Në fjalën e tij, komandanti i Stacionit Policor në Jug, Ahmet Xhosha, ka prezantuar raportin mbi gjendjen e sigurisë në territorin e komunës së Mitrovicës, duke theksuar bashkëpunimin e mirë me institucionet lokale.
Anëtarët e KKSB-së po ashtu kanë diskutuar edhe lidhur me situatat e ndodhura më parë nga vërshimet, zjarret dhe nga dukuritë negative qe po ndodhin e që janë në minimizim e sipër ku falë frymës bashkëpunuese nga të gjitha organet kompetente, menaxhimi i situatave është bërë sipas parametrave të sigurisë dhe në kohë.