Mbahet mbledhja e radhës e Kuvendit Komunal të Mitrovicës
Fillimisht në këtë mbledhje u propozuan si pika shtesë për rend dite: Propozim – vendimi për transfer dhe rialokim të mjeteve financiare si dhe Rishqyrtimi i Planit për menaxhim të mbeturinave 2023/2028 sipas MAPL.
Në vazhdim kryesuesja Broja, propozoi rendin e ditës për miratim, me ç’ rast këshilltarët komunal me shumicë votash aprovuan këtë rend dite.
Gjatë kësaj seance u miratuan këto pika;
1.Procesverbal nga mbledhja e kaluar;
2.Propozim vendim për lejimin e shpalljes së konkursit publik për subjektet afariste të interesuara për t’u vendosur në “Parkun Industrial” në Frashër – Zona Ekonomike në Mitrovicë;
3.Propozim vendim për formimin e Komisionit Vlerësues për shqyrtimin e dokumentacionit të pranuar nga bizneset afariste për t’u vendosur në Zonën e Lirë Ekonomike në Frashër, respektivisht Park Industrial ose Park Teknologjik;
4.Propozim vendim për formimin e Komisionit për shqyrtimin e ankesave të palëve në procedurën e dhënies së pronës së paluajtshme në shfrytëzim në Zonën e Lirë Ekonomike, respektivisht Park Industrial ose Park Teknologjik;
5.Propozim-vendim për subvencionimin e familjeve me raste sociale;
6.Raporti financiar për realizimin e buxhetit komunal janar - qershor 2023;
7.Propozim - vendim për transfer dhe rialokim të mjeteve financiare;
8.Rishqyrtimi i Planit për menaxhim të mbeturinave 2023/2028 sipas MAPL.