Mbahet mbledhja e radhës e Kuvendit Komunal të Mitrovicës
Në fillim të kësaj seance, pas diskutimeve janë shtuar për rendin e ditës këto dy pika; Propozim-vendim për transferimin e mjeteve buxhetore; Propozim-Vendim për vendosjen e shtatores për futbollistin e ndjerë Erion Kajtazi.
Më pas kryesuesja Broja, propozoi rendin e ditës për miratim, me ç’ rast këshilltarët komunal me shumicë votash aprovuan këtë rend dite.
Në vazhdim u miratuan këto pika; Propozim për miratimin e Rregullores për plotësim ndryshimin e Rregullores Nr. 07/2023 Për fillimin dhe mbarimin e orarit të punës së veprimtarive afariste dhe veprimtarive tjera në Komunën e Mitrovicës së Jugut; Propozim-vendim për shpalljen e konkursit për ndarjen e bursave për studentë për vitin akademik 2023/2024; Propozim-vendim për formimin e Komisionit të Ankesave për ndarjen e bursave; Propozim-vendim për dhënien në shfrytëzim të pronës së paluajtshme komunale për Klubin e Xhudos “Trepça”, pa procedura konkurrimi; Propozim-vendim për shfuqizim të Vendimit të Kuvendit të Komunës Nr. 02/06-44690/9 dt. 29.06.2023; Propozim për miratim të Planit komunal për integrimin e qëndrueshëm të personave të riatdhesuar dhe integrimin e të huajve në Mitrovicën Jugore 2023-2025; Raporti financiar për periudhën janar-shtator 2023; Raport i Komisionit për Zgjedhjen e Këshillave Lokale; Propozim-Vendim për transferimin e mjeteve buxhetore; Propozim-Vendim për vendosjen e shtatores për futbollistin e ndjerë Erion Kajtazi.