Mbahet mbledhja e radhës e Kuvendit të Komunës së Mitrovicës
Në fillim të kësaj seance, pas diskutimeve është larguar nga rendi i ditës pika e dytë; Draft-Rregullore për ndryshimin dhe plotësimin e Rregullores Nr. 02/2019 Për taksa, tarifa dhe gjoba komunale dhe është shtuar për rendin e ditës kjo pikë; Raport mbi vlerësimin e dëmeve si pasojë e vërshimeve në Komunën e Mitrovicës.
Më pas kryesuesja Broja, propozoi rendin e ditës për miratim, me ç’ rast këshilltarët komunal me shumicë votash aprovuan këtë rend dite.
Në vazhdim u miratuan këto pika; Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar; Draft-Rregullore për ndryshimin dhe plotësimin e Rregullores Nr. 02/2019 Për taksa, tarifa dhe gjoba komunale; Propozim-vendim për caktimin e orarit të mbajtjes së mbledhjeve të rregullta të Kuvendit të Komunës për vitin 2024; Propozim-vendim për shqyrtim publik të Projektit “Harta Zonale Komunale” e Mitrovicës së Jugut 2023-2031; Propozim-vendim për shfuqizimin e Vendimit Nr. 02-060/01-0111396/22-6 dt. 27.12.2022 Për miratimin e Planit për Integritet 2023-2026; Propozim-vendim për përkrahje financiare; Kërkesë për vazhdimin e marrëveshjes me Këshillin e Bashkësisë Islame në Mitrovicë për mbulimin e shpenzimeve të varrimit; Rekomandim i Komisionit vlerësues për shqyrtimin e dokumentacionit të pranuar nga bizneset afariste për t’u vendosur në Zonën e Lirë Ekonomike, respektivisht Park Industrial ose Park Teknologjik; Planifikimi përfundimtar i Prokurimit; Plani vjetor 2024 i Njësisë së Auditimit të Brendshëm; Plani strategjik 2024-2026 i Njësisë së Auditimit të Brendshëm; Raporti i punës së Kuvendit të Komunës për vitin 2023; Raporti i punës së Kryetarit të Komunës për vitin 2023; Raporti financiar i Komunës së Mitrovicës së Jugut për periudhën janar-dhjetor 2023; Rekomandimi i Komitetit për Komunitete për zëvendësimin e anëtares së Komitetit znj. Nermina Mulliq Helshani; Raport mbi vlerësimin e dëmeve si pasojë e vërshimeve në Komunën e Mitrovicës; Pyetje dhe përgjigje.