Mbahet mbledhja e rregullt e Komitetit për Politikë dhe Financa në Komunën e Mitrovicës
Në këtë mbledhje u shqyrtuan këto pika të rendit të ditës:
1.Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar;
2.Propozim-Rregullore Nr. ___/2023 Për ndarjen e bursave për nxënësit e Shkollës së Mesme të Lartë Teknike “Arkitekt Sinani” në Mitrovicë;
3.Propozim-vendim për publikimin e listës së përgjithshme të pronave të paluajtshme të Komunës si dhe listës së veçantë të pronave, të cilat planifikohen për dhënie në shfrytëzim për vitin 2024;
4.Propozim-vendim për miratim të participimit të fermerëve në projektet;
5.Subvencionim me mekanizëm bujqësor, Subvencionim me koshere për bletë dhe Subvencionim i fermerëve me sera;
6.Propozim-vendim për formimin e Komisionit për ndarjen e Çmimit “Lah Nimani”.
Këto pika të rendit të ditës pasi u shqyrtuan nga anëtarët e KPF-së, do të procedohen për miratim në mbledhjen e radhës të Kuvendit Komunal.