Mbahet punëtoria për diskutimin e drafteve të Strategjive për Zhvillim Ekonomik dhe Turizëm në Komunën e Mitrovicës
Në këtë punëtori, drejtori Feka, ka vlerësuar si shumë të rëndësishëm hartimin e kësaj strategjie e cila do të jetë një shtyllë e fortë ne hapat e mëtutjeshëm drejt zhvillimit ekonomik dhe turizmit në qytetin e Mitrovicës.
Ai më tutje ka shtuar se duke parë ngecje në ngritjen e zhvillimit ekonomik të qytetit, nga ana e komunës është krijuar edhe drejtoria për Ekonomi, Zhvillim, Turizëm dhe Integrime Evropiane e cila tani e tutje është duke krijuar edhe reforma dhe lehtësira të tjera të cilat sigurojnë një zhvillim më të qëndrueshëm ekonomik.
Ndërsa, Safet Fazliu, drejtor ekzekutiv i D&D Business Support Center ka thënë se me këtë dokument strategjik, Komuna e Mitrovicës prezanton një plan të qartë për zhvillimin e komunës në pesë vitet e ardhshme (2024 – 2028), me të cilin synohet të bëhet një komunë e zhvilluar dhe funksionale, me përkushtim për përmirësimin e jetës së qytetarëve, zhvillimin ekonomik të qëndrueshëm, rritjen e mirëqenies sociale dhe ofrimin e shërbimeve publike cilësore, përfshirë arsimin, shëndetësinë, kulturën dhe sportin.