Mbahet sesioni për grante të mbështetjes së grave dhe të rinjve në Komunën e Mitrovicës
MitrovicëPostuar: 18:03 / 18.10.2023
Kjo iniciativë është e financuar nga German Cooperation dhe Komuna e Mitrovicës, dhe është një hap i rëndësishëm drejt përmirësimit të kushteve të jetesës së qytetarëve.
Drejtori i Zhvillimit Ekonomik, Elvis Feka, ka thënë se ky program do të mundësojë mbështetjen e grave dhe të rinjve me grante deri në 2500€, si një ndihmë për këto grupe të shoqërisë.
Drejtori Feka, gjithashtu siguroi se Komuna e Mitrovicës do të kryejë kontributin e saj për zbatimin e suksesshëm të kësaj skeme dhe për të siguruar që të gjithë ata që kualifikohen për grante, të përfitojnë.