Mbahet takimi i Kolegjiumit të Drejtorive të Shëndetësisë për Komunat e Regjionit të Mitrovicës

MitrovicëPostuar: 16:44 / 13.11.2023

Ky takim u organizua me përkrahjen e AQH-së dhe në fokus kishte prezantimin e projekteve të përkrahura nga AQH të cilat janë implementuar në QKMF-në tonë.

Hapja e takimit u bë nga koordinatorja e AQH-së Dr. Merita Shehu e cila shprehi mirëseardhje për pjesëmarrësit dhe falënderoj komunat për bashkëpunimin e deritanishëm duke shpalosur para të ftuarve arritjet dhe sfidat e AQH-së, po ashtu ajo prezantoj Komunën e Lipjanit që është QKMF-ja shembull e programeve të AQH-së.

Takimi vazhdoj me prezantim të projekteve në pika të shkurta të AQH-së të implementuara në KSHP-ë nga Drejtori i QKMF-së Dr. Fevzi Sylejmani për te vazhduar më në detaje në shpalosjen e këtyre projekteve nga Koordinatori i Cilësisë Dr.Mehmet Uka.

Në fund Drejtori i Drejtorisë së Shëndetësisë, Fahri Shabani me një fjalë rasti përshëndeti partnerët e kahershëm të AQH- së duke falënderuar kështu dhe menaxhmentin e QKMF-së e stafin shëndetësor për të gjitha projektet e realizuara ndër vite  nga AQH në KSHP.

Njëherë ai prezantoj edhe një përmbledhje të të arriturave dhe sidave në KPSh të Mitrovicës në dy vitet e fundit, duke vërë theksin tek furnizimi i mirë me barna, materiale mjekësore, pajisje, inventar dhe aparatura të nevojshme, punësimin e 70 profesionistëve shëndetësorë, modernizimin e infrastrukturës shëndetësore, fuqizimin e komponentës së parandalimit të sëmundjeve dhe menaxhimin e mirë të situatave emergjente.

Nga ky takim përfituan informacione e shkëmbime përvojash Komunat që ishin prezente të cilat ende nuk janë pjesë në programet e AQH-së e që pritet te jenë në të ardhmen.