Mbillen fidanë të reja tek ura e hekurit në Mitrovicë
MitrovicëPostuar: 11:45 / 06.12.2023
Të pranishëm në këtë aktivitet ishin nënkryetari i komunës, Arian Tahiri dhe drejtori për Mbrojtje të Mjedisit, Egzon Sadiku.
Nënkryetari Tahiri, pasi ka falënderuar të gjithë partnerët në realizimin e kësaj iniciative, ka shtuar se përveç që tani nuk do të ketë vend për mbeturina, kësaj pjese do t’i kthehet gjelbërimi dhe do të kemi një mjedis më të pastër.
Ky aksion i përbashkët është realizuar në bashkëpunim me organizatën ECOZ, në kuadër të kampanjës për mbjelljen e 1 milion drunjve në Kosovë.