Në Mitrovicë mbahet konferenca për bashkëpunimin e palëve të interesit në adresimin e nevojave të punësimit
Kjo konferencë u organizua në kuadër të Panairit të Punës që do të hapet sot, nga Komuna e Mitrovicës dhe Giz Kosova.
Konferenca u hap nga kryetari i komunës së Mitrovicës, Bedri Hamza dhe prodekani i Universitetit "Isa Boletini", Behxhet Shala.
Në panelin e diskutimit, ishin prezentë figura të fushës së ekonomisë dhe punësimit, duke përfshirë drejtorin për Ekonomi, Zhvillim dhe Turizëm, Elvis Feka, përfaqësuesen e Fakultetit Ekonomik, Filloreta Demiri, përfaqësuesen nga Giz Kosova, Vjosa Mullatahiri, drejtorin komercial të InstaBuilt, Diedon Kica, dhe përfaqësuesen e YourJob Caritas Kosova, Shqipe Kurti.
Diskutimet në konferencë përqendroheshin te mundësitë e punësimit për të rinjtë që mbarojnë studimet. Aktorët kyçë të qytetit dhe përfaqësuesit e korporatave kanë ndarë perspektiva dhe strategji të ndryshme për të adresuar sfidat e punësimit në rajon. Kjo konferencë synon të nxisë bashkëpunimin e palëve të interesit për të krijuar mundësi të reja punësimi dhe për të ndihmuar në zhvillimin ekonomik të qytetit dhe rajonit të Mitrovicës.