Në Mitrovicë mbahet marshi tradicional kundër kancerit të gjirit
MitrovicëPostuar: 18:31 / 26.10.2023
Në këtë aktivitet simbolik morën pjesë kryetari i komunës, Bedri Hamza, kryesuesja e Kuvendit Komunal, Vesa Broja, asamblistë komunal, drejtori i Drejtorisë së Shëndetësisë, Fahri Shabani, përfaqësues nga QKMF-ja, Policia, OJQ, si dhe nxënësit e stafi i shkollës së Mjekësisë “Dr. Xheladin Deda”.
Ky aktivitet u organizua nga Drejtoria për Shëndetësi me Grupin e Grave Asambleiste dhe në koordinim me institucionet dhe organizatat e tjera që veprojnë në komunën tonë.
Komuna e Mitrovicës në bashkëpunim me institucionet e ndryshme gjatë këtij muaji ka realizuar aktivitete të shumta me qëllim të ngritjes së ndërgjegjësimit të shoqërisë për rrezikun nga kanceri i gjirit dhe diagnostifikimin e tij me kohë.