Në Mitrovicë shënohet Dita Botërore e Diabetit
Dita Botërore e Diabetit u bë një ditë zyrtare e Kombeve të Bashkuara në vitin 2006 me kalimin e Rezolutës 61/225 të Kombeve të Bashkuara lidhur me diabetin. Ajo shënohet çdo vit më 14 nëntor, ditëlindjen e Sir Frederick Banting, i cili së bashku me Charles Best në 1922 zbuloi insulinën.
Dita Botërore e Diabetit është fushata më e madhe e ndërgjegjësimit për diabetin në botë që arrin një audiencë globale prej mbi 1 miliard njerëz në më shumë se 160 vende. Fushata tërheq vëmendjen ndaj çështjeve me rëndësi të jashtëzakonshme për diabetin dhe e mban atë në qendër të vëmendjes publike dhe politike.
Kjo ditë u shënua edhe në Mitrovicë me ç'rast Njësia për Edukim Shëndetësor ,Këshillim dhe Promovim të Shëndetit e QKMF-së zhvilloi një sesion informues për diabetin në sheshin "Mehë Uka" ku qytetarët patën rastin të informohen për masat parandaluese, faktorët e rrezikut dhe mënyrat e trajtimit të kësaj sëmundje, si dhe patën rastin të bëjnë matjen e glikemisë nga profesionistët shëndetësorë të QKMF-së.