Në Mitrovicë shënohet Dita Ndërkombëtare e Konventës për të Drejtat e Fëmijëve

MitrovicëPostuar: 18:56 / 20.11.2023

Udhëheqësi i Njësisë për të Drejtat e Njeriut, Fitim Rama, i ka vizituar dhe i ka përgëzuar për entuziazmin dhe kreativitetin e pjesëmarrësve.

Fëmijët nga komuniteti kanë shprehur mendimet dhe vizionin e tyre për të drejtat e fëmijëve nëpërmjet shprehjes artistike dhe diskutimeve të hapura.

Asambleja Komunale e Fëmijëve vazhdon të angazhohet në promovimin e të drejtave të fëmijëve dhe në nxitjen e tyre për të ndikuar pozitivisht në shoqërinë ku jetojnë.