Në Mitrovicë u mbajt gara komunale e shahut
MitrovicëPostuar: 18:37 / 16.11.2023
Drejtoresha e DKA-së, Drita Kadriu, i vizitoi dhe i uroi nxënësit pjesëmarrës në këtë garë. Në fjalën e saj, ajo inkurajoi për angazhimin dhe përpjekjet e tyre në garë dhe i uroi ata për paraqitjen e tyre në këtë ngjarje të rëndësishme shkollore.
Gara pati një pjesëmarrje të gjerë, duke përfshirë 12 shkolla fillore dhe 2 shkolla të mesme.
Ekipet fituese u shpallën nga shkolla fillore "Skënderbeu" dhe gjimnazi "Frang Bardhi" për të mesmet. Kjo arritje është një shenjë e përkushtimit të nxënësve ndaj lojës së shahut dhe aftësive të tyre taktike.
Ekipet ishin të përbërë nga 4 djem dhe 2 vajza, treguar se talenti dhe pasioni për shahun janë të përhapura në të gjitha gjinitë.