Në Mitrovicë vazhdojnë aktivitetet në kuadër të fushatës “Tetori-Muaji i ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit”
MitrovicëPostuar: 10:50 / 19.10.2023
Në vazhdën e aktiviteteve të Tetorit Rozë, kësaj radhe ekipi i Edukimit dhe Promovimit Shëndetësor të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare mbajti sesion informues tek gratë e organizatës së HandiKos-Mitrovicë.
Qëllimi i këtij sesioni është parandalimi, zbulimi i hershëm i kancerit të gjirit, ku fokus i veçantë ju dha demonstrimit të vetë-ekzaminimit të gjirit, mamografisë dhe vizitave të rregullta mjekësore.