Nënshkruhet marrëveshja që mundëson mbështetjen e edukimit të hershëm në Komunën e Mitrovicës
Kjo marrëveshje është bërë me qëllim të realizimit të aktiviteteve në kuadër të projektit “Përmirësimi i qasjes dhe cilësisë në Kujdesin dhe Zhvillimin gjatë Fëmijërisë së Hershme në Kosovë – zgjerimi Medicor”, e cila mundëson mbështetjen e edukimit të hershëm në Komunën e Mitrovicës deri më 30 qershor 2025.
Ky projekt do implementohet në shkollën fillore dhe të mesme të ulët “Skënderbeu” në Vaganicë, në të cilën Save the Children do të investojë në rregullimin e një qendre/klase për fëmijët e moshës 3-5 vjeç, të cilët do të qëndrojnë në shkollë sipas një orari.
Marrëveshja është nënshkruar nga Drejtoresha e Drejtorisë për Mirëqenie Sociale, Drita Ibrahimi, Drejtori i Drejtorisë së Shëndetësisë, Fahri Shabani, Drejtoresha e Drejtorisë së Arsimit, Drita Kadriu dhe nga përfaqësues të Save the Children në Kosovë, të cilët u shprehën të kënaqur me vazhdimin e bashkëpunimit në të mirë të të gjithë fëmijëve të Komunës së Mitrovicës.
Sipas marrëveshjes do të ofrohen edhe trajnime për ngritjen e kapaciteteve të edukatorëve/eve parashkollorë/e dhe profesionistëve shëndetësorë mbi higjienën gjinore- sensitive dhe praktikat e shëndetshme të të ushqyerit dhe në qasjen pedagogjike me fëmijën në qendër.