Nis ndërtimi i objektit të bibliotekës së qytetit “Latif Berisha” në Mitrovicë

MitrovicëPostuar: 19:28 / 11.10.2023

Njoftimi i plotë i kryetarit Hamza:

Mitrovica për herë të parë me objekt të veçantë për bibliotekën e qytetit “Latif Berisha”

Për mua është gjithmonë kënaqësi e veçantë përmbushja e premtimeve për qytetin që më dha besimin!

Por, fillimi i këtij projekti dhe projekteve tjera te ngjashme bëhen edhe me të veçanta kur dihet se nxënësit, studentët dhe gjithë qytetarët tanë së shpejti do të kenë vatrën e mësimit, leximit dhe librave me kushtet më moderne!