Njësia e Zjarrfikësve në Mitrovicë pajiset me mjete më të avancuara për raste emergjente

MitrovicëPostuar: 16:56 / 27.07.2023

Me këtë rast, nënkryetari i komunës, Arian Tahiri së bashku me drejtorin për Siguri dhe Emergjenca, Bahtir Maxhuni realizuan një vizitë tek shërbimet emergjente – zjarrfikësit.

Nënkryetari Tahiri vlerësoi lartë punën e zjarrfikësve duke thënë se këto mjete do të jenë një  ndihmesë e madhe për zjarrfikësit e Mitrovicës gjatë intervenimeve të tyre.

Ndërsa, komandanti i Njësisë së Zjarrfikësve në Mitrovicë, Tahir Mikullovci, falënderoi Komunën e Mitrovicës për ketë mbështetje, duke shtuar se këto pajisje janë mese të nevojshme dhe do të rrisin efikasitetin e punës së zjarrfikësve.