Njoftim për banorët e fshatrave Stantërg, Bare, Rahovë dhe Mazhiq

MitrovicëPostuar: 13:32 / 25.08.2023

Njoftimi i plotë:

Të mërkurën me datë 30.08.2023, duke filluar nga ora 10:00 deri në ora 14:00, do të bëhet shpërndarja e shportave për mbeturina tek Impianti i Riciklimit të Mbeturinave në Frashër të Mitrovicës.

Këto shporta do të shpërndahen nga Drejtoria për Mbrojtje të Mjedisit për banorët e katër fshatrave Stantërg, Bare, Rahovë dhe Mazhiq.

Gjatë muajit të ardhshëm do të thirren qytetarët të cilët janë regjistruar në Drejtorinë e Mbrojtjes së Mjedisit dhe Pyjeve, për nga një shportë.