Përurohen punimet në oborrin e çerdhes “Gëzimi Ynë” në Mitrovicë

MitrovicëPostuar: 10:56 / 19.10.2023

Në fjalën e tij, kryetari Hamza theksoi rëndësinë e kësaj çerdheje publike për fëmijët e qytetit duke shtuar se fëmijët janë pasuria jonë më e çmuar, dhe nga tani ata do të kenë hapësira rekreative, më shumë gjelbërim dhe këndin e lojërave për tu argëtuar dhe për të shprehur kreativitetin e tyre.

Kryetari Hamza, shtoi se ndihet i lumtur që janë bërë investime të duhura në këtë objekt të rëndësishëm, sepse ky është një investim në ardhmërinë tonë. Tani fëmijët kanë kushte më të mira, dhe ne dëshirojmë që punët në këtë institucion edukativ dhe arsimor të zhvillohen me sukses, për të siguruar një rritje dhe zhvillim  më të mirë për fëmijët tonë.