Përurohet Qendra e re e Mjekësisë Familjare në Stan Tërg
Kjo qendër shëndetësore moderne, do të ofrojë të gjitha shërbimet shëndetësore të Kujdesit Parësor Shëndetësor në kushte dhe standarde bashkëkohore.
Kryetari Hamza, theksoi se rritja substanciale e buxhetit për shëndetësinë, krijon të gjitha parakushtet që qytetarët të përfitojnë shërbime shëndetësore më kualitative e në kohë të duhur dhe kjo qendër mjekësore me një ambient tejet modern, do të jetë në shfrytëzim për banorët e Stan Tërgut.
Ndërsa drejtori për Shëndetësi, Fahri Shabani, tha se kjo qendër është qendra e tetë shëndetësore, që transformohet totalisht në këto dy vite, katër të tjera dhe QKMF-ja janë në proces dhe të tjera po planifikojmë, për të përmbyllur me sukses transformimin total pozitiv të shëndetësisë primare në Mitrovicë.