Përurohet Qendra "One Stop Shop" në Mitrovicë
Ceremonia e hapjes pati praninë e zyrtarëve më të lartë, duke përfshirë kryetarin e komunës, Bedri Hamza, nënkryetarin, Arian Tahiri, kryesuesen e KK-së, Vesa Broja, drejtorin e Administratës, Gëzim Stavileci si dhe zyrtarë të tjerë komunal për të shënuar fillimin e këtij inovacioni të rëndësishëm.
Në fjalën e tij kryetari Hamza, ka thënë se ashtu siç ka premtuar, qytetari është në qendër të qeverisjes së tij, ku tashmë qytetarët do të marrin shërbime komunale pa pritje të gjata dhe me transparencë të plotë.
Ai më tutje ka shtuar se edhe zyrtarët e Komunës tani do të kenë një ambient të përshtatshëm për punë dhe do të jenë më të motivuar për të ofruar shërbime efikase.
Hapja e Qendrës së Integruar "One Stop Shop" në katin e parë të Administratës Komunale, do të mundësoj që të ofrohen shërbime të shumta me standarde të larta, në një ambient modern e të digjitalizuar.