Përurohet ura mbi lumin Lushta

MitrovicëPostuar: 10:53 / 07.12.2023

Me rastin e prerjes së shiritit, të pranishëm ishin kryetari i komunës, Bedri Hamza, dhe nënkryetari Arian Tahiri.

Drejtuesit e komunës theksuan se ura u rregullua falë bashkëpunimit të mirë të komunës me disa biznese dhe banorë të kësaj lagjeje.

Kurse, nënkryetari Tahiri shtoi se banorët e lagjes Bair me rregullimin e urës do ta kenë më të lehtë lëvizjen, ndërsa institucionet lokale do të vazhdojnë të jenë në shërbim të qytetarëve, për të përmirësuar jetën e përditshme të tyre.