Subvencionohen edhe 114 qytetarë mitrovicas për shpenzimet me barna dhe trajtime mjekësore
Drejtoria për Shëndetësi në Komunën e Mitrovicës, ka realizuar mbështetjen financiare për shpenzime me barna dhe trajtime mjekësore për të gjithë qytetarët që kanë aplikuar gjatë muajit maj.
Gjithsej janë subvencionuar 114 qytetarë, duke pasur prioritet të sëmuret me sëmundje kanceroze ku shuma totale ka arritur në vlerë prej 16,000.00 euro.
Kjo është faza e katërt e subvencionimit pasi që në fazën e parë, të dytë dhe të tretë janë subvencionuar të gjithë qytetarët që kanë aplikuar gjatë muajve Janar, Shkurt, Mars dhe Prill 2023.
Deri tash gjatë vitit 2023 kemi subvencionuar gjithsej 949 qytetarë në shumë 122,750.00 euro.
Drejtori i Drejtorisë për Shëndetësi, Fahri Shabani, ka deklaruar se subvencionimi i qytetarëve do të vazhdojë edhe në muajt në vazhdim ku prioritet janë qytetarët me sëmundje kronike dhe me sëmundje kanceroze e të cilët ndodhen në kushte jo të mira ekonomike.
Këto mjete janë siguruar nga buxheti i Komunës së Mitrovicës, konkretisht nga të hyrat vetanake të Komunës së Mitrovicës.
Drejtoria për Shëndetësi mbetet e përkushtuar në punën dhe angazhimin e saj të vazhdueshëm për përmirësimin e shëndetit dhe mirëqenies së qytetarëve.