Tashmë 3 e-kiosqe të reja në Komunën e Mitrovicës

MitrovicëPostuar: 18:28 / 29.02.2024

Njoftimi i plotë i kryetarit Hamza:

“3 E-Kiosqe të reja në Mitrovicën tonë!

Të dashur qytetarë,

Tanimë ju do të keni qasje më të lehtë dhe më të shpejtë në dokumentet e juaja në Shipol, Iliridë ( tek Stacioni i autobusëve) dhe në Tunelin e parë.
E-kiosqet janë të teknologjisë së fundit dhe janë në shërbimin tuaj 24/7.”