U mbajt Konferenca Përmbyllëse e Projektit “Fuqizimi i grave dhe vajzave me nevoja të veçanta” në Mitrovicë
MitrovicëPostuar: 16:30 / 17.08.2023
Konferenca është realizuar gjithashtu në bashkëpunim me Komunën e Mitrovicës, respektivisht Drejtorinë për Mirëqenie Sociale, Drejtorinë për Shëndetësi, Qendrën për Punë Sociale dhe QKMF-në të cilët me kontributin e tyre mundësuan realizimin me sukses te këtij projekti.
Në përmbylljen e konferencës e pranishme ishte drejtoresha e Drejtorisë për Mirëqenie Sociale, znj. Drita Ibrahimi dhe përfaqësues të QKMF-së.
Drejtoresha Ibrahimi, u zotua se Komuna e Mitrovicës do të jetë gjithmonë gati për realizimin e projekteve të tilla në përmirësimin e mirëqenies së qytetarëve.