U mbajt mbledhja e rregullt e Komitetit për Politikë dhe Financa në Komunën e Mitrovicës

MitrovicëPostuar: 19:27 / 11.09.2023

Në këtë mbledhje u shqyrtuan këto pika të rendit të ditës:
1.Miratimi i procesverbaleve nga dy mbledhjet e kaluara;
2.Draft-Buxheti për vitin 2024 dhe parashikimet për vitet 2025-2026; Raport i Komisionit për evidentimin dhe verifikimin e banesave te banimit social.

Po ashtu si pikë shtesë e rendit të ditës u shtua dhe Raporti i Komisionit për zgjedhjen e këshillave lokale.

Këto pika të rendit të ditës pasi u shqyrtuan nga anëtarët e KPF-së, do të procedohen për miratim në mbledhjen e radhës të Kuvendit Komunal.