Vazhdon kubëzimi i rrugëve në Shipol të Mitrovicës
MitrovicëPostuar: 12:52 / 15.08.2023
Procesin e këtyre punimeve ka dalë për t’i parë nga afër drejtori i Drejtorisë për Shërbime Publike dhe Infrastrukturë, Granit Tmava, me ç’ rast takoi edhe banorët e kësaj lagje të cilët edhe e falënderuan për investimet nga ana e komunës.
Drejtori Tmava tha se qëllimi tij si drejtor i DSHPI-së është që qytetarët të kenë qasje më të lehtë infrastrukturore dhe qyteti i Mitrovicës të jetë më i zhvilluar në mënyrë që së bashku të bëjmë ndryshimin pozitiv në qytetit tonë.